image Vazhdojnë reagimet e VV-së për letrën e Thaçit drejtuar Kurtit, Bajqinovci: Shkelja më e rëndë e Kushtetutës

Kosovë

Politikë/ Vazhdojnë reagimet e VV-së për letrën e Thaçit drejtuar Kurtit, Bajqinovci: Shkelja më e rëndë e Kushtetutës

news image

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar veprimin e presidentit Hashim Thaçi, cili i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministtrit në detyrë, Albin Kurti, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, ky i fundit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Bajqinovci ka thënë se një gjë e tillë është sulm brutal ndaj rendit kushtetues dhe shkelja më e rëndë e Kushtetutës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shkelja më e rëndë e Kushtetutës; Sulm brutal ndaj rendit kushtetues; Shkatërrim i sistemit politik; Nxjerrje e demokracisë nga rregullat e percaktuara në Kushtetutë”, ka shkruar Bajqinovci.

Ndryshe, Presidenti Thaçi ka nisur veprimet konkrete për formimin e qeverisë së re. Ai ka ftuar në takim liderët e partive parlamentare. Takimi është paraparë të mbahet në orën 16:30./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222588111032670