image Vazhdojnë punësimet partiake, dy ortakët e një biznesi që u emëruan në bordet e ndërmarrjeve publike

Politikë

Vazhdojnë punësimet partiake, dy ortakët e një biznesi që u emëruan në bordet e ndërmarrjeve publike

news image

Avazi i vjetër politikë për emërimin e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike me militantë politikë është duke vazhduar nga qeverisja Kurti.

Ndonëse premtuan se në institucione nuk do të ketë nepotizëm, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Së fundmi Gazeta Infokus ka mësuar se dy ortakët e një biznesi janë emëruar në bordet e ndryshme në dy ndërmarrjet publike të ndryshme në Kosovë.

Arbnor Pula që sipas dëshmive është i lidhur me Vetëvendosjen ditë më parë drejtori i bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Pula ka lidhje të afërt me deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin. Ai së bashku me Kusarin në vitin 2014 kanë qenë pjesë e Aleancës Kosova e Re.

Ku më pas të dytë iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu, drejtori i bordit të KEK-ut në zgjedhjet e fundit kishte bërë fushatë për partin e Albin Kurtit.

E një gjë të tillë nuk kishte hezituar ta bëjë edhe në rrjetin social në facebook.

Por si dukë është kujdesur që tani ta rahati në një ndërmarrje tjetër edhe partneren e tij në biznes, Nora Tafarshikun.

Tafarshiku është emëruar kryesuese e bordit të KRU Prishtina ndërsa me Arbnor Pulën janë “ortak” në kompaninë “AsDGroup Sh.p.k”.

Këtë kompani në bazë të certifikatës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve e udhëheqin Nora Tafarshiku, Arbnor Pula, Shar Kurtishi.

Ky biznes i tyre madje është i raportuar edhe në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Por ky nuk është i vetmi përkrahës i Vetëvendosjes që duket se ia ka parë hajrin ardhjes së kësaj partie në pushtet.

Gazeta Infokus ka raportuar gjatë ditës se Milot Podvorica ish-këshilltar i ministrit Vitia, militant i flaktë i lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka ndikuar që të rehatoi babain e tij, Rexhep Podvoricën, në bordin e ndërmarrjes publike të Ibër Lepencit. Ndërkaq, vet Miloti është avancuar në pozitën e drejtorit të zyrës ligjore në KEK.

/Gazeta Sinjali/