Tek Prishtina gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Përpos problemeve me rezultate në Superligën e Kosovës, Prishtina tanimë po ka probleme edhe me kryesin e klubit.
Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ka ardhur koha që të bëhen reforma në klub dhe disa aksione do të dalin në shitje.
Ai ka pasqyruar të gjithë aksionarët aktualë të klubit.
Sipas Ejupit, ai është aksionari më i madh në klub me 27,61% të aksioneve. Pas kësaj ka reaguar biznesmeni Rrahman Haradini, i cili e quan këtë një mashtrim të radhës.
Sipas raporteve zyrtare në Republikën e Kosovës, të cilët i ka publikuar edhe vet Haradini, ky i fundit është aksionari më i madh me 34.8% të aksioneve.
Ja postimi i plotë i Rrahman Haradinit!