Po vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të dy pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një përditësimi ka bërë të ditur se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 1000 metra, pritja e qytetarëve po zgjatë deri në tri orë.
Kurse në Merdarë, kolonat janë 1200 metra, pritja në këtë pikë është dy orë.
Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim.