image Vazhdojnë përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit në Stamboll
[wp-story id="814678"]

Evropë

Vazhdojnë përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit në Stamboll

news image

Rruga historike dhe popullore Istiklal e Stambollit është ende duke u rimëkëmbur nga një sulm me bombë më 13 nëntor. Pronarët e bizneseve dhe banorët janë të shqetësuar për pasojat afatgjata që sulmi do të ketë në ekonominë e zonës ku ata punojnë dhe jetojnë.

Banorët e Stambollit janë në zi pas një shpërthimi në rrugën historike popullore të qytetit, Istiklal, në të cilin u vranë gjashtë persona dhe mbi 50 të tjerë u plagosën më 13 nëntor.

Banorët e zonës ku ndodhi sulmi me bombë dhe disa misione diplomatike në Stamboll kanë vendosur kurora me lule.

Pas sulmit, disa banorë të Stambollit thanë se tani kanë frikë të shkojnë në vende të mbushura me njerëz. Të tjerët vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke thënë se nuk do të dorëzohen para terrorit.

Policia turke hoqi stolat përgjatë rrugës pasi pamjet nga kamerat e sigurisë tregonin një nga të dyshuarit të ulur në një stol për më shumë se 40 minuta pak para se të ndodhte shpërthimi.

“Autoritetet nuk duhej të hiqnin stolat. Ne nuk kemi frikë. Nuk do të kemi frikë”, thotë Ali Kir, banor i Stambollit.

“Sigurisht, ne jemi të shqetësuar, por doni të vinim këtu me fëmijët menjeherë pas asaj që ndodhi. Nuk kemi zgjidhje, jeta vazhdon”, thotë Mert Karan, banor i Stambollit.

Autoritetet turke kanë fajësuar Partinë Punëtore të Kurdistanit, PKK-në dhe degën e saj siriane Partinë e Bashkimit Demokratik për sulmin, por ato kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm.

Ndërkohë, pronarët e dyqaneve në këtë zone të Stambollit po riparojnë dëmet e bizneseve të tyre.

“Xhami do të arrijë sot. Pastruesit do të vijnë dhe do të pastrojnë. Sot i dhamë një ditë pushim personelit tonë në mënyrë që ata ta marrin veten. Ne do të fillojmë të punojmë nesër, nëse do Zoti”, thotë Mehmet Kelle, pronar biznesi.

Një numër sulmesh me bomba goditën për herë të fundit Stambollin mes viteve 2015 dhe 2017, duke përfshirë sulmin famëkeq në klubin e natës “Reina” në natën e Vitit të Ri në 2016.

Banorët janë të shqetësuar se sulmi i fundit do të ketë ndikimi negativ mbi industrinë e turizmit në Stamboll, raporton VOA.

“Jam i shqetësuar se pas këtij shpërthimi, ne do të përballemi me kohë të vështira”, thotë Hikmet Koksal, përfaqësues i turizmit.

Kryebashkiaku i Stambollit vizitoi Rrugën Istiklal, ku u takua me të mbijetuarit e sulmit dhe banorët.

“Gjysma e njerëzve që takova ishin të huaj, nga vende të ndryshme. Ata shprehën trishtimin e tyre dhe më thanë se sa shumë e donin Stambollin dhe sa shumë po kënaqeshin këtu”, tha kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Të dielën, Turqia nisi një fushatë sulmesh ajrore në Sirinë veriore dhe Irak, duke vënë në shënjestër grupet kurde që ajo beson se janë përgjegjëse për shpërthimin në Stamboll.

Distrikti Karkamis në kufirin turk u godit nga pesë sulme me raketa nga Siria veriore të hënën që lanë dy persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

/GazetaSinjali/