Italia, përkundër se ka qenë një ndër vendet më të prekrua në Evropë nga pandemia e COVID-19, ka qenë edhe një ndër shtet që i ka qëndruar afër Kosovës gjatë kësaj periudhe me ndihma.
Sot nga ora 11:00 në sallën e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane do të prezantojë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, mnistri në detyrë i MPBAP-së, Xhelal Sveçla, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe Komandanti i Elementit të Mbështetjes Kombëtare të Forcave të Armatosura Italiane në kuadër të KFOR-it, Koloneli Mario Renna./Gazeta Sinjali/