image Vazhdojnë kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, Vulin: Hapi i parë drejt përfshirjes në konflikte të armatosura

Rajon

Vazhdojnë kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, Vulin: Hapi i parë drejt përfshirjes në konflikte të armatosura

news image

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka bërë një deklaratë pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë vendim të KGjK-së, Vulin e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha”.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, përcjell “B92”.

Në lidhje me suspendimin e Stevanoviqit, ka reaguar edhe presidenti Vuçiq duke thënë se Albin Kurti “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Ljiljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi.

“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në takimin e mbajtur sot, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

Shkaku i këtij vendimi konsiderohet të jetë pjesëmarrja e Stevanoviq në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

/GazetaSinjali/