image Vazhdojnë favoret e Qeverisë Kurti për biznesmenin që ia jep mbi 1 mijë euro pagë Liburn Aliut

Politikë

Vazhdojnë favoret e Qeverisë Kurti për biznesmenin që ia jep mbi 1 mijë euro pagë Liburn Aliut

news image

Privilegjet e Qeverisë Kurti për afaristin Edmond Hajrizi nuk kanë të ndalur. Pas bujës që bëri skandali i marrëveshjes mes Edmond Hajrizit të UBT-së dhe ministrit Aliu, në publik është shfaqur edhe një favor tjetër. Është ministrja Rozeta Hajdari që ka njoftuar se e ka marrë shefin e ministrit Aliu në një takim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja ka njoftuar se së bashku me biznesmenin Hajrizi kishin takuar ekspertin e mirënjohur izraelit.

E temë e këtij takimi të rëndësishëm ishin përvoja dhe praktikat e mira izraele në inovacion dhe ndërmarrësi.

“Sot pasdite takova expertin e mirënjohur izrael Tal Catran me Rektorin Edmond Hajrizi, me të cilët diskutuam përvojën dhe praktikat e mira izraele në inovacion dhe ndërmarrësi”, ka shkruar ministrja Hajdari.

Mirëpo, favoret e pushtetit për biznesmenin, Edmond Hajrizi nisën nga miqësia me ministrin Liburn Aiun, shkruan Insajderi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, muajin e kaluar kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin “UBT”.

Me institucionin privat të arsimit me të cilin Aliu lidhi marrëveshje bashkëpunimi, ka edhe një lidhje tjetër.

Aliu merr pagë nga UBT, si ligjërues, qysh nga viti 2017, fakt ky që e vërteton edhe deklarimi i pasurisë së vitit 2021.

Ministri aty merr një pagë të majme – më shumë se 1000 euro në muaj si profesor dhe bashkë me të edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari, ku e njëjta merr një pagë prej 800 euro si ligjëruese në këtë kolegj.

Përveç ministrit Aliu, në UBT ka edhe emra të tjerë të lidhur me pushtetin.

Në faqen e stafit të kolegjit UBT në marrëdhënie pune me këtë institucion privat është edhe emri i bashkëshortes së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Merita Barani është profesoresh me orar të rregullt në UBT tash e disa vite.

Por, Aliu sa kishte qenë në opozitë nuk kishte pasur raporte të mira me Edmond Hajrizin.

Biznesmeni Hajrizi ka qenë anëtar i Bordit në Telekom kur ka nisur themelimi i Z-Mobile, proces ky që më pas ishte kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe nga vetë Liburn Aliu.

Në një konferencë për media, gjatë vitit 2019, Aliu kishte thënë se “Vala e Telekomit ka humbur nga kontrata me Z-Mobile 9-11 milionë euro në vit”.

/GazetaSinjali/