image Aliu: Pezulluam projektin për ndërtimin e një incerneratori ku do të digjeshin 100 mijë ton mbeturina në vit

Politikë

Aliu: Pezulluam projektin për ndërtimin e një incerneratori ku do të digjeshin 100 mijë ton mbeturina në vit

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ministria e tij ka pezulluar një projekt për ndërtimin e një incerneratori, ku sipas tij do të digjeshin 100 mijë ton mbeturina në vit për përfitimin e energjisë.

“E kemi shikuar dhe e kemi parë që në dhjetor të vitit të kaluar ka pasur pëlqim mjedisor për incernerator në Varosh të Ferizajt dhe që nënkupton djegien e mbi 100 mijë ton mbeturianve në vit, dhe duke e njohur gjeografinë e vendit, e kuptova që shumë vështirë është me gjet lokacion të tillë në vendin tonë i cili nuk ka me pasë ndonjë ndikim tek qyetetarët”, ka thënë Aliu.

“E kemi marrë e kemi shiku raportin e vlerësimit të ndikimi në mjedis, që e lëshon kompania e licencuar, në bazë të cilit pajiset me pëlim mjedisor kompania. E kemi parë që objekti është 3 mijë metra larg vendbanimeve”.

Sipas Aliut, kjo ka nxitur që të fillojë një proces auditimi për projektin në fjalë dhe është kuptuar që raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis nuk ishte i saktë.

“Në auditim gjejmë edhe shkelje të tjera dhe fatmirësisht përfundon si rast deri tani me pezullimin e pëlqimit mjedisor. Natyrisht kur kemi projekte të tilla, para se të vi ideja për një projekt të tillë për trajtimin e mbeturinave, është një proces që do duhej të përfshiheshin edhe shoqëria civile, edhe qytetarët, të ketë edhe studime e strategji të mirëfillta, gjë që në ministrinë tonë në strategjinë për trajtimin e mbeturinave nuk ekziston Akoma një ide për tratjimin e mbeturinave për me prodhu energji”, ka deklaruar ndër të tjerash ministri Aliu.

/GazetaSinjali/