image “Vazhdojmë të përbashkuar”, Lojtarët e Kosovës vizitojnë “Dardanët” para nisjes në Andorrë

Futboll

“Vazhdojmë të përbashkuar”, Lojtarët e Kosovës vizitojnë “Dardanët” para nisjes në Andorrë

news image

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë vizituar tifogrupin “Dardanët” pak para nisjes për në Andorrë, atje ku do ta zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha publikoi disa fotografi të përbashkëta gjatë vizitës së lojtarët të Kosovës tek fanclubi i tifogrupit.

I pranishëm në mesin e tifozëve dhe lojtarëve ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Si zakonisht edhe kësaj radhe djemtë e Kombëtares së Kosovës na nderuan të gjithë ne Dardanëve me vizitën e tyre pak para nisjes drejt Andorrës”.

Kosova luan në udhëtim tek Andorra më 12 tetor me fillim nga ora 20:45.

https://www.facebook.com/luli.tina/posts/pfbid0B4k8KZpGmuiEPMLpmYWCs5eMGK6GB3qgMStuYzhtNfg4s4XchzUBzjsjKBdbAsjJl?cft[0]=AZWijNRYZcEfhSYR1FXE_t2z0Xs9SQiHTEZj7u98OqPrj2eAtV3ouZMzDhYYaDQhAVtOcNMAsm8DeB69hB_JK3TxKvsjgK7D9FOLyskYTc04vABjcFm-TFMyKociA_syElY&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjaliSport/