image Vasfije Krasniqi: Viti 2020 mos u harroftë kurrë, do të vazhdoj të kërkoj drejtësi

Sociale

Vasfije Krasniqi: Viti 2020 mos u harroftë kurrë, do të vazhdoj të kërkoj drejtësi

news image

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi, u shpreh se viti 2020 ishte një vit që nuk do të harrohet kurrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi tha se gjatë vitit ka pranuar qindra telefonata, mesazhe nga të mbijetuarat/it që si qëllim kishin kërkesa të ndryshme, këshilla e mendime të ndryshme, por që më të shumta kanë qenë pakënaqësitë që kanë ato.

“Qytetarë të dashur unë e kam filluar rrugën time, e shtyer nga dëshira e madhe që t’i shërbej kauzës sonë të munguar gjithmonë, siç është drejtësia, e cila për mua ka ‘shijen e hidhët’ ishte e tillë vazhdon të mbetet e tillë. Andaj unë do të punoj dhe do t’ju motivoj juve që të kërkoni me ngulm drejtësinë, dhe për këtë do të keni përkrahjen time së paku atë morale (edhe kjo më ka munguar)”, shkroi ndër të tjera Krasniqi./Gazeta Sinjali/