Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, që njëkohësisht është edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Këshilli Gjyqësor që të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave, t’u njihet statusi.
Postimi i plotë i saj: