Gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatës luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Vasfije Krasniqi është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht vëllai i saj, Nafi Krasniqi. Ndërkohë që ka bërë të ditur se nuk do të aderojë as në partinë e Albin Kurtit, e as të Vjosa Osmanit.
“Po, Vasja do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon as në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin. Ajo do të mbështes kauzat e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka thënë ai për KP.
Vasfije Krasniqi Goodman në tetor të vitit 2018, rrëfeu publikisht mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë. Ajo ishe viktimë e dhunës seksuale në moshën 16 vjeçare.