E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, kërkon mbështetje nga shoqëria për gjitha gratë dhe burrat që ishin viktimë e dhunës seksuale.
Për vitin 2020, ajo i ka disa kërkesa për këtë pjesë të shoqërisë.
“Kërkoj që të ju ndihmoni së pari të gjejnë drejtësinë e harruar për to, e që është thelbësore për qetësinë e tyre shpirtërore. Kërkoj që ta kenë mjekun dhe barnat të mbuluara nga shteti ynë i ndërtuar mbi vuajtjet dhe dhimbjen e tyre”, shkruan Krasniqi-Goodman, transmeton Gazeta Sinjali.
Duke uruar festën e Vitit të Ri, Krasniqi-Goodman, kërkon që edhe shpenzimet tjera të jenë të liruara si; tatim, energji elektrike, mbeturinat, uji dhe shërbimet tjera.
“Këkoj që një pjesë e tyre që janë edhe invalidë të luftës të kenë të drejt edhe në pensionin invalidor, gjithashtu kërkoj që të ndërtohet një objekt ku gratë që janë të dëbuara nga burrat e tyre të kenë ku të strehohen qoftë banim i përkohshëm ose i përhershëm sepse janë një kategori që deri me tani janë harruarë nga shteti, dhe shoqëria”, shkruan ajo.
Postimi i plotë: