image Vasfije Krasniqi e gatshme të përballet me Aleksandar Vuçiqin

Sociale

Vasfije Krasniqi e gatshme të përballet me Aleksandar Vuçiqin

news image

Nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kërkojnë që tema e dhunimeve seksuale dhe torturimit gjatë luftës në Kosovë, të diskutohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Para njëzet e një vitesh, Krasniqi që ishte 16-vjeçare u dhunua seksualisht e u torturua nga policët serbë.

Ky krim sot e asaj dite mbeti pa u dënuar, raporton 7T.

Por vetë Krasniqi synim ka ta dërgojë përpara këtë kauzë përmes ulëses që ka siguruar në Kuvendin e Kosovës, duke u gjendur në pesëshen më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

E pikërisht, Krasniqi njëra ndër gratë më të votuara në Kosovë do të jetë zëri i atyre që përjetuan dhunë seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Vëllai i saj, thotë që kjo temë duhet të jetë çështje diskutimi në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Madje, sipas vëllait të saj, Vasfije Krasniqi që historinë e saj të dhimbshme e rrëfeu publikisht aktin makabër të serbëve, është e gatshme të ulët në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Por sa ka hapësirë që Kosova të negociojë këtë temë me palën serbe në fazën e fundit të dialogut Prishtinë-Beograd?

Ndërkohë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, po vazhdojnë të aplikojnë te Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Feride Rushiti tregon se kanë aplikuar edhe burra për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale.

Rushiti thekson që kjo temë duhet të diskutohet në bisedimet me Serbinë.

E Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar nëse do kërkojë të diskutohet për këtë temë ne bisedime, meqë kjo parti nuk e ka në prioritetet e para dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, njëzet e një vite pas Kosova nuk e ka asnjë vendim të Gjykatës që e dënuan këtë krim, tek vitin e kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale ndaj Zoran Vukotiq i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim për krime lufte në Komunën e Vushtrrisë./Gazeta Sinjali/