image "Varshmëria ndaj telefonit më e keqe se ajo ndaj drogave dhe alkoolit"

Teknologji/ “Varshmëria ndaj telefonit më e keqe se ajo ndaj drogave dhe alkoolit”

news image

Justin McLeod, themelues i një aplikacioni për lidhjet Hinge, ka thënë se mund ta kontrollojë vetën më shumë përreth drogave dhe alkoolit sesa telefonit të tij të mençur.

McLeod, këtë deklaratë e ka thënë në “Web Summit” të Lisbonës, përderisa diskutohej për varshmërinë ndaj teknologjisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë nuk mendoj se truri është në gjendje të vërej ndryshimin, do të marrë të njëjtat goditje neurokimike pavarësisht nëse jeni duke pirë alkool apo kokainë ose duke kontrolluar njoftimet më të fundit në telefonin tuaj. Si një person që kam qenë i varur nga alkooli dhe kokaina, them se unë mund të kontrolloj veten të qëndrojë larg tyre, por që nuk mund ta kontrollojë të qëndrojë larg telefonit tim”, ka thënë ai.

Më tutje McLeod, ka thënë se gjëja më e mirë që duhet të bërë në këtë aspekt janë pushimet të shpeshta nga telefoni. 

Këto reagime vijnë pasi që psikiatrit në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se janë duke hasur çdo ditë e më shumë në raste me varshmëri ndaj internetit. Mirëpo, disa të tjerë kanë qenë skeptik, duke thënë se varshmëria ndaj internetit është një gjendje joreale që është krijuar nga adoleshentët, të cilët refuzojnë të mos përdorin telefonat e tyre./Gazeta Sinjali/

Justin McLeod, founder and CEO of dating app Hinge
Justin McLeod