image Parlamenti Evropian miratoi ligjin e ri, të gjithë telefonat do kenë të njëjtin karikues

Teknologji

Parlamenti Evropian miratoi ligjin e ri, të gjithë telefonat do kenë të njëjtin karikues

news image

Parlamenti Evropian-PE, miratoi ligjin sipas të cilit deri në vitin 2024 portat e karikimit UBS-C do të jenë në përdorim të detyrueshëm në çdo pajisje elektronike.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian që u mbajt në Strasburg, u diskutua projektligji i cili synon standardizimin e porteve të ndryshme për karikim.

Deputetët në Parlamentin Evropian miratuan një projektligj i cili miraton prezantimin e karikimit universal për telefonat e mençur me 602 vota pro dhe 13 kundër. Sipas ligjit, USB-C do të jetë porti i ri i karikimit. Deri në vitin 2024, të gjitha pajisjet elektronike do të kenë portë karikimi USB-C-në.

Kështu një karikues mund të përdoret për pajisje të ndryshme dhe konsumatorët nuk do të duhet të blejnë kabllo dhe karikuesa të ri për çdo pajisje elektronike të re. Kështu edhe do të reduktohen mbetjet elektronike.

Pasi ligji të miratohet nga Këshilli Evropian, ai do hyjë në fuqi pasi që të bëhet publike në Gazetën Zyrtare të PE-së.

/GazetaSinjali/