image Varroset sot Lulzim Spahiu që u vra nga polici i Kosovës në Gjilan

Kosovë

Varroset sot Lulzim Spahiu që u vra nga polici i Kosovës në Gjilan

news image

Lulzim Spahiu që u vra me armë zjarri nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vllaznim Avdiu, do të varroset sot.

Më së rëndi e kishte përjetuar djali i tij 22-vjeçare, i cili kishte qenë në kamion momentin kur Lulzim Spahiu, u qëllua me armë zjarri.

Dorasi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, Vllaznim Avdiu shtiu me armë në drejtim të Lulzim Spahiut kështu duke i marrë jetën.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrim i të ndjerit bëhet sot pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Muqivërrc.

Lidhur me këtë rast që shokoi vendin sot pati reagime të shumta, teksa i dyshuari në këtë rast është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, si dhe është suspenduar nga detyra./Gazeta Sinjali/