image Varroset policja dhe 4 anëtarët e familjes Bllaca që u vranë në Gjilan

Kosovë

Tragjedia/ Varroset policja dhe 4 anëtarët e familjes Bllaca që u vranë në Gjilan

news image

Pesë anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani sot janë varrosur në varrezat e fshatit Cërnicë.

Varrimi i Valdete Bllacës, Fisnik Bllacës, Zeqir Bllacës, Hanife Bllacës e Blerim Bllacës nga Gjilani, u bë nga ora 14:52, shkruan Gazeta Sinjali.

Shpenzimet e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca i ka marrë përsipër komuna e Gjilanit.

Pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca para dy ditësh i ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj veten. Sipas Policisë, në këtë ngjarje ishte përdoruar arma zyrtare. /Gazeta Sinjali/