image Rivarroset pa kokë 23-vjet pas vdekjes viktima e Masakrës së Tregut në Mitrovicë

Kosovë

Rivarroset pa kokë 23-vjet pas vdekjes viktima e Masakrës së Tregut në Mitrovicë

news image

Në Mitrovicë është rivarrosur Ahmet Strana 23 vjet pas vdekjes e pak ditë pasi eshtrat e tij(pa kokë dhe gjymtyrë) u gjetën në pjesën veriore të Kosovës.

58 vjeçari, më 13 mars 1999, ishte plagosur në atë që njihet si “Masakra e Tregut”, ku nga plagët e marra 1 muaj e 10 ditë më pas në spitalin e këtij qyteti ndërroj edhe jetë.

Familjarët për humbjen e të afërmit fajësojnë stafin e atëhershëm mjekësor.

Së bashku me mbetjet mortore të Strenës u gjet edhe një person tjetër. I dyti nuk është identifikuar ende, megjithatë nga Shoqata “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë thonë se ai mund të jetë një mik i vjetër i Strenës së gjetur.

Në këtë komunë vazhdojnë të jenë edhe 128 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

/GazetaSinjali/