Familja Haliti nga Dumnica e Podujevës, njofton se në varrimin e babait të tyre pjesëmarrës do të jenë vetëm familjarët e ngushtë.
Plaku 82-vjeçar Halim Haliti është viktima e parë e shënuar nga koronavirusi në Kosovë.
Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia.
Njoftimi i familjes:
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë. /Gazeta Sinjali/