image Varrezë masive e komunistëve në mes të Përmetit/ Autoritetet zbardhin të vërtetën

Shqipëri

Varrezë masive e komunistëve në mes të Përmetit/ Autoritetet zbardhin të vërtetën

news image

Në Përmet është zbuluar një varrezë e cila dyshohej se është varrezë masive e komunizmit.

Ky dyshim fillimisht ishte ngritur nga shoqata antikomuniste e të përndjekurve politik, të cilët dyshonin se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme.

Por në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Sipas një njoftimi të autoriteteve që kanë bërë analizat, në fakt kemi të bëjmë me një varrezë shumë të hershme, që daton që në mesjetë.

“Projekti Task 5, ‘Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet’. U zbuluan gjatë monitorimit te punimeve disa varre ne Permet. U be pezullimi i punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tane bene inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.U arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një varrezë e cila paraprakisht datohet në periudhën mesjetare.

E shqyrtuam dje në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe po dje u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit për varrezën e identifikuar, që do të bëhet po nga Instituti.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/