image Varreza masive në qytetet e shkatërruara nga lufta në Ukrainë

Botë

Varreza masive në qytetet e shkatërruara nga lufta në Ukrainë

news image

Bombardimet e rënda ruse kanë detyruar banorët e disa qyteteve të Ukrainës të varrosin civilët e vdekur në varre masive të improvizuara, si dhe shumë viktima nuk janë identifikuar.

Ne nuk mund t’i varrosim [viktimat] në varre private, pasi ato janë jashtë qytetit dhe perimetri kontrollohet nga trupat ruse“, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov për BBC.

Për gati dy javë, Mariupol, një qytet port strategjik, është goditur çdo ditë nga raketat dhe predha ruse. Mijëra banorë, pa ushqim dhe ujë, janë fshehur nëpër bodrume.

Në Bucha, një periferi e Kievit e kapur nga rusët, 67 trupa u varrosën në një llogore, tha një deputet lokal për BBC. Një mjek postoi një video të varrimit në Facebook.

Dhe Chernihiv i rrethuar në veri po përdor gjithashtu një varrezë të përkohshme, pasi luftimet e kanë bërë të paarritshme atë kryesore.

Varrosjet pa ceremoni janë tronditëse për ukrainasit që presin rite të krishtera dhe që kanë kujtime të hidhura të masakrave të Luftës së Dytë Botërore.

/GazetaSinjali/