image Protesta masive në Spanjë, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve - Sinjali

Protesta masive në Spanjë, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve

news image

Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Spanjës në një protestë kundër rritjes së çmimit të ushqimeve, energjisë dhe karburantit.

Ai që nisi si manifestim i kamionistëve në fillim të javës, lidhur me rritjen e çmimit të karburantit, është zgjeruar tani në një revoltë masive e mbështetur nga partitë opozitare. Inflacioni ka arritur në nivelin e 7%, më i larti në më shumë se 3 dekada. Çmimi i energjisë ka prekur rekorde të reja dhe ka nxitur panik tek qytetarët, që kanë vërshuar në pikat e karburantit.

Çmimet po rriteshin me shpejtësi edhe paraluftës në Ukrainë, por situata atje ka shtuar presionin edhe më shumë: “Është një çështje serioze, pasi shumë njerëz duhet të udhëtojnë me makinë çdo ditë për të shkuar në punë. Karburanti shtrenjtohet gjithnjë e më shumë, por pagat tona mbeten njësoj, madje edhe më të ulta për shkak të inflacionit”, shkruan A2CNN.

Të premten, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua me udhëheqësit e Italisë, Portugalisë dhe Greqisë për të nxitur një reagim të përbashkët ndaj krizës energjitike dhe një samit lidhur me çështjen në fund të muajit. Sanchez propozoi një ndryshim të sistemit aktual dhe sugjeroi një shkëputje mes kostove të gazit natyror dhe çmimit të energjisë në tregjet energjitike. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin