image Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik

Politikë

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik

news image

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin, ka theksuar në rrjetet sociale se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm strategjik.

“Këto kohë të turbullta, integrimi europian i Balllkanit Perëndimor duhet që të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik”, shkruan ai.

Komisioneri Varhelyi kujton se BE ka dhënë mbështetje 30 miliardë Euro përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në rajon.

/GazetaSinjali/