Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për liberalizmin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Varhelyi tha se tha se puna e përbashkët për luftimin e krimit të organizuar solli frytet e saj.
“E mirëpres marrëveshjen për liberalizimit të vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.