image Varhelyi: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në marrëveshjet dhe zbatimin e tyre

Politikë

Varhelyi: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në marrëveshjet dhe zbatimin e tyre

news image

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përshëndeti marrëveshjen për lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se shpreson që ajo të shënojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Varhelyi ka theksuar se dialogu duhet të bazohet në marrëveshjet e ndërsjella dhe zbatimin e tyre.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, tha ai.

/GazetaSinjali/