image Varhelyi: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes evropiane

Botë

Varhelyi: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes evropiane

news image

“Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”, tha sot Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Oliver Varhelyi ndërsa theksoi se duhet të krijohet shpejt një treg i përbashkët rajonal për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha avantazhet e mbështetjes së BE-së.

Varhelyi, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm si pjesë e procesit të Berlinit, me ftesë të ministres së Jashtme gjermane, Analene Berbock, tha në Twitter se “procesi i Berlinit është i rëndësishëm në axhendën e zgjerimit të BE-së”.

Ai tha se BE-ja është duke biseduar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor për sfidat kryesore me të cilat përballet rajoni. Varhelji shtoi se në agjendë është edhe siguria energjetike.

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, tha më herët sot se vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të krijojnë bazën për një treg të përbashkët rajonal, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të BE-së.

/GazetaSinjali/