image Lajçak për procesin e zgjerimit: Ballkani Perëndimor ta marrë seriozisht këtë momentum

Politikë

Lajçak për procesin e zgjerimit: Ballkani Perëndimor ta marrë seriozisht këtë momentum

news image

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ka thënë se për herën e parë sheh gatishmëri të unionit por edhe vendeve që synojnë anëtarësimin.

“Vitin e kaluar kam thënë, me rastin e agresionit ndaj Ukrainës, se procesi i zgjerimit është sjellë në jetë. Zgjerimi është proces politik që përfshin kërkesa dhe kritere që nuk mund të neglizhohen nga njëra palë ose tjera”, është shprehur Lajçak në forumin 2BS – To Be Secure.

“BE nuk është e shpejtë, por solide. BE është serioze dhe tash ka diskutime për procesin. Po vijon të përgatitet për anëtarë të rinj. Ajo që tha presidenti Mitchel në Bled për anëtarë të rinj në 2023, është indikacion me rëndësi. Është e çuditshme se si rajoni [Ballkani Perëndimor] vazhdon të jetë skeptik. Mesazhi im për rajonin është që ky momentum të merret shumë seriozisht”.

Lajçak ka theksuar se gjeopolitika ka hapur dritare të mundësive.

/GazetaSinjali/