Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar dje në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku gjatë kontrollit oficerët korrektues kanë gjetur te një i burgosur një sasi të substancave narkotike, e llojit marihuanë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalër për për të burgosurin A.Hyseni, i cili u kap në flagrancë.
Droga është sekuestruar, teksa janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.