Vanessa Bryant zbulon se Kobe ia bleu fustanin nga “Notebook” që Rachel McAdams e kishte veshur në film.
Vanessa Bryant në ceremoninë përkujtimore për bashkëshortin e ndjerë në Los Angeles, kujtoi sesi Kobe ia bleu fustanin blu nga gilmi “Notebook”.
Këtë detaj, 37-vjeçarja e ndau me të pranishmit në Staples Center, në ceremoninë përkujtimore për burrin e saj të ndjerë 41 vjeç dhe vajzën Gianna, 13 vjeç, pas vdekjes së tyre në aksident me helikopter më 26 janar në Calabasas.
Vanessa tha se Kobe kishte shpresur ‘të plaken së bashku’ si në dramën romantike ku luajtën Rachel McAdams, Ryan Gosling, Gena Rowlands, James Garner, Sam Shepard dhe Joan Allen.
“Kur e pyeta pse zgjodhi fustanin blu, ai tha se ishte sepse është skena kur Allie kthehet te Noah. Kishim shpresuar të plakemi së bashku si personazhet në film. Ne patëm vërtet një histori dashurie të mahnitshme”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/