image Kompania e fluturimeve akuzon Kobe Bryant: Ata kanë pasur dijeni të plotë për kushtet atmosferike

Basketboll

Basketboll/ Kompania e fluturimeve akuzon Kobe Bryant: Ata kanë pasur dijeni të plotë për kushtet atmosferike

news image

Janë bërë katër muaj nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe e vajzes së tij, Gianna.

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vannesa po akuzon pilotin, Ara Zobayan i cili po ashtu vdiq në aksident.

Përveç pilotit, ajo po akuzon edhe kompanin e helikopterëve ‘Island Express’, transmeton Gazeta Sinjali.

Këta të fundit po e mbrojnë vetën, duke thënë se Bryant ishte në dijeni të kushteve atmosferike dhe e mori përsipër rrezikun e fluturimit.

“Kobe dhe Gianna Byrant kanë pasur dijeni të plotë të të gjithë kushteve atmosferike dhe vështirësive e rrezikut që paraqiste fluturimi në situata të tilla. Ata kanë vendosur të marrin vetë riskun e fluturimit në kushte të atilla atmosferike, ndonëse kanë qenë të ndërgjegjshëm për rrezikun”, thuhet në reagimin e kompanisë./Gazeta Sinjali/