image Van Dijk jep shpresë për fansat e Liverpoolit
[wp-story id="814678"]

Futboll

Van Dijk jep shpresë për fansat e Liverpoolit

news image

Virgil van Dijk është duke u rikuperuar nga lëndimi që ka pësuar më 17 tetor në barazimin e Liverpoolit me Evertonin.

Mbrojtësi holandez ka pësuar lëndim në përplasjen me portierin Jordan Pickford, e që ishte detyruar t’i nënshtrohej një operacioni në gju, shkruan DailyMail, transmeton Sinjali Sportiv.

Van Dijk pritet të që t’i mungojë Liverpoolit edhe për disa muaj, mirëpo që aktualisht ka filluar rikuperimin.

Në një video holandezi shihet duke u stërvitur në palestër.

Van Dijk është duke tentuar që të rikthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur që të ndihmojë ekipit. /Sinjali Sportiv/