Futbollisti i njohur kosovar, Valon Berisha është zyrtarizuar te skuadra e Fortuna Dusseldorf në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare, në rrjetin social Facebook.
Mesfushori është huazuar nga skuadra e Lazios dhe skuadra gjermane ka mundësi ta shfrytëzojë edhe opsionin e blerjes.
Dusseldorfi është aktualisht i 18-i në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë.
Valon Berisha kaloi te Lazio nga Salzburgu në qershor të 2018-ës dhe më parë kishte luajtur edhe te Vikingu në Norvegji./Gazeta Sinjali/