image Valon Berisha e Milot Rashica rikthehen në aksion - Dusseldorf kundër Bayern Munchenit

Futboll

Valon Berisha e Milot Rashica rikthehen në aksion – Dusseldorf kundër Bayern Munchenit

news image

Sot do të luhen 5 ndeshje të Bundesligës në kuadër të javës së 29-të.

Ekipi i Milot Rashicës, Werder Bermen sot nga ora 15:30 do të ketë punë të vështirë kundër Schalkes 04.

Bermen do të jetë mysafirë dhe i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, transmeton Gazeta Sinjali.

Schalke nuk e ka asnjë fitore në 8 ndeshjet e fundit në Bundesligë.

Përveç kësaj ndeshje, sot në Bundesligë ka edhe të tjera duele.

Ekipi i Valon Berishës, Dusseldorf nga ora 18:30, do të ketë punë me liderin, Bayern Munchen.

Dusseldorf që është mysafirë në këtë ndeshje, i duhet të fitoj për shkak se gjendet në zonën e rrezikshme.

Kurse, Bayern Munchen është në formë të lartë dhe favorit absolut sonte.

Ndeshjet tjera:

15:30 – Hertha Berlin-Augsburg
15:30 – Mainz-Hoffenheim
15:30 – Wolfsburg-Frankfurt

/Gazeta Sinjali/