image Valentino Rossi pensionohet nga MotoGP në fund të sezonit

Sporte të tjera

Valentino Rossi pensionohet nga MotoGP në fund të sezonit

news image

Nëntë herë kampioni i botës, Valentino Rossi ka njoftuar se do të tërhiqet përfundimisht në fund të sezonit nga MotoGP.

Duke folur në një konferencë shtypi para se të fillojë gara e “Styrian Grand Prix”, 42-vjeçari italian tha “është një moment shumë i trishtuar”.

Rossi, karriera e tij në “Grand Prix” ka zgjatur 25 vjet, është motoristi i vetëm në histori që ka fituar Kampionatin Botëror në 125cc, 250cc, 500cc dhe MotoGP.

“Është e vështirë të thuash dhe të dish se vitin e ardhshëm nuk do të garoj me motor”, ka potencuar motoristi italian.

Nga shumë fansa ai konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave dhe padyshim MotoGP nuk do jetë e njejtë pa të.  /GazetaSinjaliSporti/