image Valdete Idrizi: Masat antiCOVID nuk po respektohen në Mitrovicën e Veriut

Kosovë

Valdete Idrizi: Masat antiCOVID nuk po respektohen në Mitrovicën e Veriut

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, e cila vjen nga Komuna e Mitrovicës, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, që sipas saj po i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Idrizi përmes llogarisë së saj në Facebook ka bërë të ditur se, masat antiCOVID që qeveria mbrëmë i miratoi, nuk po përfillen në Mitrovicën e Veriut.

Qeveria prap i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore të Mitrovicës. Përkundër masave ani covid që qeveria mbrëmë si shpejt e shpejt i propozoi e miratoi, në veri ato nuk përfillen, e qeveria heshtë, thuajse ska virus andej ure. Apo, si me qenë në ndonjë shtet tjetër. Ndoshta nuk ka arritë t’i përkthej vendimet e qeverisë e ata spo kuptojnë, ku me ditë??”, ka shkruar Idrizi.

Tutje, Idrizi ka thënë se masat e qeverisë janë të papërballueshme dhe se po i dëmtojnë edhe më shumë bizneset.

“Spo komentoj më shumë për këto masa me të vërtetë të pakuptimta, por a nuk ish dashtë të zbatohej vendimi në tërë Republikën e Kosovës?  Njerëz, miq, duhet të ruajmë veten dhe të tjerët duke e ruajtë distancën fizike me të tjerët, higjienën dhe maskën, se përndryshe vështirë me i përballu kështu masat, të cilat po i dëmtojnë edhe më shumë bizneset, edhe ashtu më të dëmtuarat nga masat ani covid!”, ka përfunduar Idrizi. /Gazeta Sinjali/