image Valbon Krasniqi: Vaksina është e sigurt

Shëndetësi

Valbon Krasniqi: Vaksina është e sigurt

news image

Pas imunizimit, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha para mediave se sot është ditë e mbarë për Kosovën pasi vendi po i bashkëngjitet shteteve të tjera në luftën kundër COVID-19.

“Deri më tani, bota ka pasur në përdorim vetëm metoda parandaluese ato që edhe ne i kemi përmendur dhe tani përmes vaksinimit po synohet që t’i jepet fund pandemisë. Unë kam një mesazh të qartë që virusi është ende prezent. Vaksina është e sigurt dhe çdo qytetar duhet të ndihet i sigurt për ta marrë këtë vaksinë”, tha Krasniqi.

Tutje ai bën thirrje për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Jemi në një fazë të rëndë me virusin, sot kemi mbi 900 pacientë që janë të shtrirë. Duhet patjetër të respektohen masat. Nuk dorëzohemi para këtij virusi, megjithatë lusim qytetarët që të na ndihmojnë sadopak në respektimin e masave në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë punën e punëtorëve shëndetësorë, tha ai./GazetaSinjali/