image Vaksinat, investimet, liberalizimi i vizave dhe dialogu - çështjet për çka erdhi Maas në Kosovë

Politikë

Vaksinat, investimet, liberalizimi i vizave dhe dialogu – çështjet për çka erdhi Maas në Kosovë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë ditës së djeshme vizitoi Kosovën. Ai erdhi në Kosovë për disa çështje të rëndësishme, shkruan Gazeta Sinjali.

Vaksinat, investimet, liberalizimi i vizave dhe dialogu, ishin temat kryesore të diskutuara me ministrin e jashtëm gjerman në takimet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Maas dje tha se Gjermania, nuk e përkrah një ide të ndryshimit të kufijve, madje, këtë e quajti të rrezikshme.

Ka premtuar se përgjatë javëve në vazhdim, Gjermania do t’i sigurojë Kosovës edhe 100 mijë doza të vaksinës antiCOVID.

/Gazeta Sinjali/