image Vajzat përjashtohen nga shkollat e mesme në Afganistan

Botë

Vajzat përjashtohen nga shkollat e mesme në Afganistan

news image

Talebanët i kanë përjashtuar vajzat nga shkollat e mesme afgane, pasi dhanë urdhër që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të ktheheshin në klasa.

Nxënëset e shkollës i thanë BBC-së se po ndiheshin të thyera që nuk do të ktheheshin në shkollë.

Një zëdhënës i talebanëve tha se e kanë ndërmend që shumë shpejt t’i hapin shkollat për vajza.

“Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen time”, tha njëra nga vajzat afgane.

Një deklaratë që u lëshua për rihapjen e shkollave afgane të shtunën u tha se “të gjithë mësuesit dhe nxënësit e gjinisë mashkullore duhet të shkojnë në institucionet edukuese”.

/GazetaSinjali/