Talebanët i kanë përjashtuar vajzat nga shkollat e mesme afgane, pasi dhanë urdhër që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të ktheheshin në klasa.
Nxënëset e shkollës i thanë BBC-së se po ndiheshin të thyera që nuk do të ktheheshin në shkollë.
Një zëdhënës i talebanëve tha se e kanë ndërmend që shumë shpejt t’i hapin shkollat për vajza.
“Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen time”, tha njëra nga vajzat afgane.
Një deklaratë që u lëshua për rihapjen e shkollave afgane të shtunën u tha se “të gjithë mësuesit dhe nxënësit e gjinisë mashkullore duhet të shkojnë në institucionet edukuese”.