image Vajza siriane që humbi këmbën shpreson të shërohet në Turqi

Rajon

Vajza siriane që humbi këmbën shpreson të shërohet në Turqi

news image

Fatma Nasuh, një siriane 8-vjeçare ka humbur njërën këmbë dhe shpreson se në Turqi do të marrë trajtimin e nevojshëm, për të ecur përsëri.

8-vjeçarja humbi këmbën kur ishte vetëm 3-vjeçare dhe që nga ajo kohë po ecën me paterica, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Sinjali.

Për të shkuar në shkollë ajo ecën tre kilometra me paterica çdo ditë. Ëndrra e saj është që të bëhet pediatre që trajton fëmijët të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre.

Nëna e saj, Sirin Nasuh, thotë se Fatma nuk mungon asnjë ditë të vetme në shkollë.

“Në shi ose në borë, ajo kurrë nuk mungon asnjë ditë shkollë,” tha nëna e saj.

Fatma humbi këmbën në një sulm ajror rus në jug të provincës Alepo, teksa në të njëjtin sulm humbi vëllain dyvjeçar.

Sirin po ashtu tregoi se ata vendosën të migrojnë në provincën veriore të Idlibit, pas sulmeve në Alepo.

Nëna e pesë fëmijëve tha se ata janë në vështirësi financiare, pasi që burri i saj nuk është në gjendje të punojë për shkak të probleme shëndetësore./Gazeta Sinjali/