Një grua është paraqitur në stacionin e Policisë për të denoncuar vajzën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë që është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila, sipas saj, ishte në gjendje të dehur.
Policia njofton se e dyshuara është arrestuar dhe pasi që i është bërë alkool testi ka rezultuar 1.09‰. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje, gjatë orëve të hershme të mëngjesit./Gazeta Sinjali/