image Vajza që u zhduk për disa ditë në Gjilan dhe tha se u dhunua nga një burrë është e mitur

Siguri

Vajza që u zhduk për disa ditë në Gjilan dhe tha se u dhunua nga një burrë është e mitur

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se një vajzë që ishte zhdukur në Gjilan më 5 maj është lajmëruar dje në Policinë e Kosovës. E njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga një person.  

Gazeta Sinjali mëson se viktima është e mitur dhe kishte qenë në një motel (emër i njohur për redaksinë) me një burrë.

Edhe pse ajo ishte zhdukur nga shtëpia e saj në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Gjilan nga 5 maji, e njëjta ka deklaruar se e kishte kaluar vetëm një natë me të dyshuarin.

Në ditën e djeshme Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili e ka pranuar se ka kryer veprën e “dhunimit”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “Person i zhdukur- Dhunim”.

/GazetaSinjali/