Satenik Kazarajan, një 22 vjeçare nga Armenia, nxjerr rreth 50 lot të kristaltë çdo ditë, të cilët i krijojnë shumë dhimbje.
Këto kristale ia bëjnë jetën ferr, pasi ndihen si copa xhami që i shpojnë qepallat e syve.
“Isha te dentisti dhe ndieva sikur më hyri pluhur në sy. Kur shkova te mjeku i syve, ai më nxori kristale nga sytë. Tani çdo ditë është kthyer në ferr për mua”, thotë vajza.
Mjekët thonë se kjo sëmundje është tepër e rrallë, por jo unike. Proteinat e syve, yndyrnat dhe mikro-elemente të tjera, në membranën mukoze të syrit, formojnë kristale siç formohen gurët në veshka.
Megjithatë, sëmundja e rrallë është ende misterioze. Lotët analizohen dhe nuk del ndonjë gjë që të kuptohet se si mund të ndalohet apo se nga shkaktohet me saktësi.