image Lipjan: Ikën nga shtëpia e mitura që e lajmëroi babain se është dhunuar seksualisht, bëhet bashkë me "dhunuesin"

Siguri

Lipjan: Ikën nga shtëpia e mitura që e lajmëroi babain se është dhunuar seksualisht, bëhet bashkë me “dhunuesin”

news image

Një vajzë e mitur e nacionalitetit ashkali ka ikur nga shtëpia e saj dhe ka shkuar tek shtëpia e një mashkulli po ashtu i nacionalitetit ashkali , i mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim i Gazetës Sinjali brenda Policisë në Lipjan ka bërë me dije se babai i vajzës është ankuar se ajo është larguar nga shtëpia, sipas tij vajza e ka telefonuar dhe i ka treguar se gjendet në shtëpinë e djalit të mitur dhe se është dhunuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ky burim bënë me dije se rasti është hapur si dhunim nga prokurori i rastit.

Të dy të miturit janë në kërkim, mëson Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka provuar ta konfirmojë rastin në Policinë e Prishtinës dhe të Lipjanit, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione. /Gazeta Sinjali/