image Vajza e zëdhënësit të Putinit me mesazh kundër luftës në Ukrainë

Botë

Vajza e zëdhënësit të Putinit me mesazh kundër luftës në Ukrainë

news image

Elizaveta Peskova, vajza e zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, publikoi një mesazh në llogarinë personale në Instagram në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.

Peskova në llogarinë e saj postoi një foto në të cilën shkruante “jo luftës”, hashtag që përdoret si kundërshtim ndaj ngjarjeve të fundit në Ukrainë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mesazhi për pak kohë është fshirë, por atë e ripublikoi gazetari i BBC-së, Francis Scarr.

/GazetaSinjali/