image Vajza e vogël i shkruan nënës infermiere: Kur të mbarojë koronavirusi do të të mbys me puthje!

Botë

Vajza e vogël i shkruan nënës infermiere: Kur të mbarojë koronavirusi do të të mbys me puthje!

news image

“E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet, puthjet e tua …”

Kështu e nis letrën e saj një vajzë 11-vjeçare për nënën e saj që punon si infermiere në spitalin në Senigallia, në provincën e Ankonës.

Për shkak të urgjencës së koronavirusit, vajza e vogël e sheh rrallë nënën e saj këto ditë.

Për më tepër, edhe kur infermierja kthehet nga puna, ajo nuk mund të përqafojë fëmijën sepse duhet të shmangë kontaktin me njerëzit e tjerë.

Prandaj vajzës i lindi ideja për ti shkruajtur një letër.

“Ti je një luftëtare, je e fortë dhe e guximshme! Kur të mbarojë gjithçka, unë do të të mbys me puthje. Unë të dua pafundësisht! Mbaj mend, nuk është faji jot për këtë situatë, ti je një heroinë”, shkruan vogëlushja.

Siç raportohet nga Viveresenigallia.it, një nga këto netë, infermierja u kthye në shtëpi pas përfundimit të turnit dhe gjeti letrën nga vajza e vogël.

“Këto netë ndihem e distancuar nga ti sepse kur zgjohem në mëngjes nuk mundem të të mbys me puthje, por vetëm duhet të qëndroj larg nga ti. Natën nuk mund të të rri afër, por të qëndroj në dhomë të ndarë sikur të mos ishe këtu. Për këtë Koronavirus, po vuan bota dhe ti bashkë me kolegët e tu”, shkruan vajza e vogël. /Gazeta Sinjali/