Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës e cila ishte zhdukur që nga 6 nëntori, ka publikuar një fotografi prekëse duke shtrënguar dorën e nënës së saj e cila u gjet mbrëmë.
Anita ka falenderar të gjithë ata që kontribouan për gjetjen e Remzije Mustafës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo.
59-vjeçarja nga Prishtina ishte larguar nga shtëpia e saj që nga data 6 nëntor. Familjarët e saj, kishin pohuar se ajo kishte pasur probleme me depresion.
Në kërkim të Remzije Mustafës, përveç Policisë dhe familjarëve e vajzës së saj, kishin dalë edhe qytetarë.
Mbrëmë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/