image Deklarata e vajzës së Nekibe Kelmendit demanton Arben Gashin: Nënën time e shkarkuan

Kosovë

Reagim/ Deklarata e vajzës së Nekibe Kelmendit demanton Arben Gashin: Nënën time e shkarkuan

news image

Në seancën e cila po mbahet për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pati një përplasje mes Glauk Konjufcës nga LVV dhe Arben Gashit nga LDK, lidhur me shkarkimin e Nekibe Kelmendit nga posti i minstres së Drejtësisë, në kohën kur pushteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK në krye me Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari që e nisi këtë debat ishte Konjufca, i cili duke ju drejtuar LDK-së tha: “Ku ishit kur Hashim Thaçi e shkarkoi nga pozita ministren tuaj të atëhershme, Nekibe Kelmendi? Ju ulët kokën dhe vazhduat koalicionin me PDK-në”.

Pak minuta më vonë, replikoi Arben Gashi nga LDK, i cili tha se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar, por është tërhequr me kërkesë të LDK-së.

E lidhur me këtë, vajza e ish-nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nekibe Kelmendi, Kosovare Kelmendi përmes një letre i është drejtuar deputetëve të Kuvendit, lidhur me shkarkimit e nënës së saj nga posti i minstres së Drejtësisë.

Në letër Kelmendi ka thënë se nëna e saj nuk ka dhënë dorëheqje, por është shkarkuar.

“Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje. E shkarkuan. Asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi. Por e brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni LDK-PDK nuk u prish. E atëkohë, as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte. Sot, kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliu, (kundër të cilit nuk kam asgjë personale), po pyetem, athua më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa kauza të cilën e mbrojti nëna ime. Ajo nuk pati përkrahje të këtillë partiake”, shkruan ndër të tjera Kosovare Kelmendi./GazetaSinjali/